Kryesia e PD-së mblidhet pa katër anëtarë ex officio, Ervin Salianji i vetëm i ftuar

Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e kryesisë, e cila do të përcaktojë edhe qëndrimin politik që do të mbajë opozita në këtë legjislaturë.

Zyra e shtypit e PD-së bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 13:00 dhe do të hapet me një fjalë të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Kryesia e PD-së numëron 18 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i demokratëve dhe 15 anëtarë ex officio, për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në komisionet parlamentare gjatë legjislaturës së kaluar.

Burimet bëjnë të ditur se katër prej anëtarëve ex officio, të cilët nuk u zgjodhën deputetë – Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji dhe Ferdinand Xhaferraj – nuk janë thirrur në mbledhjen e sotme të kryesisë. Ndërkohë, vetëm njëri prej tyre, Ervin Salianji, është njoftuar për takimin e mesditës.

Pak ditë më parë, me të njëjtin parim për deputetët që nuk kanë marrë mandat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hoqi nga grupi i komunikimit të Whatsapp rreth 15 ish-deputetë demokratë të cilët ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar, prej mandatit që kishin fituar katër vjet më parë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...