Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” i besohet sërish Ardit Gjebreas

Të hënën e 15 dhjetorit, në Teatrin e Operas dhe Baletit do të zhvillohet Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”. Për të dytin vit radhazi, ky spektakël madhështor do t’i besohet Ardit Gjebreas, moderatorit dhe kantautorit shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Gjebrea është producent ekzekutiv i eventit si edhe një nga moderatorët në këtë mbrëmje. Në krah të tij do të jenë edhe dy moderatoret e njohura, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00. Tv Klan është partner mediatik i këtij eventi prestigjioz.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME