Mbledhje urgjente për fatin e Veliajt, socialistët e Tiranës drejt selisë së PS-së

Një mbledhje e jashtëzakonshme është thirrur sot në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të drejtohen në selinë e Partisë Socialiste. Ky zhvillim vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, për nisjen e procedurave të shkarkimit të Erion Veliajt dhe shpalljen e Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Vendimi mund të përfundojë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi Veliaj ndodhet ende në paraburgim dhe ndaj tij nuk ka një vendim përfundimtar. Rama tha se Këshilli Bashkiak duhet të aktivizojë mekanizmin e shkarkimit, duke e cilësuar të domosdoshëm për funksionimin normal të administratës së kryeqytetit.

“Është e papranueshme që Tirana të gdhihet dhe të ngryset pa drejtim. Qytetarët nuk mund të presin pafundësisht për të ditur se kush do të udhëheqë kryeqytetin”, u shpreh Rama, duke shtuar se vendimi nuk merret lehtë, por është i nevojshëm për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi me 18 të vdekur në jug të Kretës, gjendet gjysmë e fundosur një varkë me emigrantë

Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare...

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...