Mbledhja e parë në Ministrinë e Bujqësisë, Andis Salla vendos prioritetet e sektorit rural

Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi mbledhjen e tij të parë pune me stafin drejtues të ministrisë. Takimi u konsiderua si një nisje e rëndësishme për mandatin e tij, ku në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe prioritetet e sektorit bujqësor, që përbën një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në takim u evidentuan problematikat kryesore që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe zhvillimin rural, ndërsa njëkohësisht u përcaktuan hapat konkretë për t’u ndjekur në periudhën në vijim. Prioriteti i parë, sipas ministrit, mbetet mbështetja e fermerëve dhe rritja e prodhimit vendas, duke i dhënë fund varësisë nga importet. Gjithashtu, u theksua përmirësimi i infrastrukturës bujqësore, modernizimi i sistemeve të vaditjes dhe nxitja e agroturizmit si një potencial i madh ekonomik për zonat rurale.

Një tjetër pikë kyçe ishte përdorimi më efikas i fondeve publike dhe programeve mbështetëse, të cilat, sipas ministrit, duhet të shkojnë drejtpërdrejt tek ata që punojnë tokën dhe krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi.

Ministri Salla theksoi vizionin e tij për një sektor bujqësor konkurrues, të lidhur me tregun europian dhe në përputhje me standardet e BE-së. “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian është një objektiv që mund të arrihet vetëm nëse bujqësia jonë modernizohet dhe bëhet një histori suksesi. Për këtë arsye, çdo politikë dhe çdo investim do të jetë i fokusuar tek fermerët dhe zhvillimi i zonave rurale, që janë pasuria më e madhe e vendit tonë,” u shpreh ai.

Figura e Andis Sallës shihet nga shumë aktorë të fushës si një garanci për energji të reja dhe qasje moderne në drejtimin e ministrisë. I konsideruar një nga emrat e rinj në kabinet, ai pritet të sjellë më shumë dinamizëm, transparencë dhe vizion afatgjatë për një sektor që ka nevojë jetike për reforma.

Kuo mbledhje ishte vetëm hapi i parë i një procesi që, sipas Sallës, do të përfshijë jo vetëm administratën qendrore, por edhe fermerët, shoqatat bujqësore dhe komunitetet rurale në hartimin e politikave të reja.

Me këtë nisje, ministri i Bujqësisë jep sinjalin se fokusi i tij do të jetë te puna konkrete dhe te rezultatet që prekin jetën e përditshme të mijëra fermerëve shqiptarë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Ministri Salla: Shqipëria në fazë vendimtare të integrimit evropian për bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla...

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...