Mbi 908 mijë vizitorë të huaj vetëm në tetor

 

Fluksi i turistëve të huaj shënoi rritje edhe gjatë muajve të vjeshtës duke shënuar numra rekord. Turistët tërhiqen nga plazhet e virgjëra dhe qytetet historike, mikpritja e banorëve, apo kuzhina tradicionale, që ofron një eksperiencë unike mes Europës dhe Mesdheut. Shqipëria ofron gjithashtu një kombinim unik të natyrës, kulturës dhe aktiviteteve aventuriere, nga male e liqene me ujëra të kristalta, te rrugët e vjetra që ruajnë histori shekullore.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm në muajin tetor, mbi 908 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 19,3% krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Në total, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar mbi 1,5 milionë hyrje në të gjitha pikat doganore të vendit.

Të dhënat tregojnë se 95% e vizitorëve të huaj vijnë nga Europa, ku Evropa Jugore përfaqëson 73% të hyrjeve, ndërsa Europa Perëndimore 12%.

Për sa i përket qëllimit të vizitës, 98% e vizitorëve vijnë për turizëm ose vizita personale, një tregues që ka shënuar rritje prej 19,7% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale gjithashtu janë rritur, me 3,8%.

Në 10 muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria ka mirëpritur mbi 11,1 milionë vizitorë, një rritje prej 6,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...