Mbi 5 orë protestë mes gurëve e flakës, 23 të arrestuar, disa policë dhe një gazetare e plagosur. Ministria e Arsimit si arenë “lufte”, zmbrapsen me gazlotsjellës dhe ujë me presion

TIRANË, 13 tetor 2026 /Albania Express News/-Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit menjëherë sapo ka nisur tubimi kanë gjuajtur me vezë dhe të ngjyrosën me sprej muret e godinës.
Më pas ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe thyer xhamat e dritareve.

Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë, ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë.

Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas ka përdorur shkopa gome dhe ka shoqëruar protestuesit, teksa situata tensionohet herë pas here.
Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë, po ashtu raportohet edhe për të tjerë të lënduar.

Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u dorëzuar gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji, protestuesit u shpërndanë, por u rigrumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet vijojnë ende mes policisë dhe protestuesve, ku në gatishmëri janë forca të shumta policie dhe autobotë./Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...