Masakra në Shkodër/Policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për përfshirje në masakrën e ndodhur dje në lagjen “Qemal Stafa”, ku autori Ragip Gila qëlloi me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Në kërkim:

  • Barush Bregu (Bajram Bregu), 39 vjeç
  • Një 17-vjeçar

Ata dyshohet se kanë siguruar armatimin dhe mjetet e tjera për kryerjen e krimeve.

Sekuestrime gjatë kontrollit:

Kontrollet u zhvilluan në një banesë në lagjen “Guerrile”, e cila i ishte përdorur shtetasve në kërkim si bazë për aktivitetet kriminale. Aty u gjetën dhe u sekuestruan:

  • 7 armë zjarri (1 automatik dhe 6 pistoleta)
  • 45 kapsolla detonatore elektrike
  • Municion luftarak
  • Një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura
  • 5 dronë dhe pajisje shtesë për to
  • 1 laptop dhe 5 aparate fotografike

Arrestimi i autorit:

Shtetasi R. G., 28 vjeç, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për:

  • “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”
  • “Vjedhja me armë”
  • “Shkatërrimi i pronës”
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”
  • “Vjedhja”

Gjatë arrestimit, tek R. G. u gjetën gjithashtu:

  • 2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole)
  • Skafandër, maskë, jelek antiplumb dhe shishe 1.5 litra me lëndë djegëse
  • Automjeti që përdori për t’u larguar dhe një motomjet pa targë

Veprimet hetimore vazhdojnë:

Policia po punon për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të tyre. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...