Institucioni i Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut ndodhet në krizë serioze funksionale, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur një Avokat të ri pas daljes në pension të Naser Ziberit në korrik.
Për shkak të kësaj, institucioni nuk mund të funksionojë normalisht. Kjo ka sjellë edhe vonesën e pagave, qiratë dhe shërbimet, ndërsa kreditorët po kërcënojnë me ndërprerje. Punonjësit kërkojnë që Kuvendi të marrë përgjegjësi urgjente, sepse po rrezikohet një mekanizëm kyç për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

