Manipulim i votave, Prokuroria e Pejës interviston komisionerët e dyshuar

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.

Të mërkurën ka filluar intervistimi i komisionerëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë numërimit të votave, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është dhënë më 19 janar nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës theksuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore dhe hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe për zbardhjen e plotë të rastit. Opinioni publik do të njoftohet për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë proces.

Hetime të ngjashme lidhur me dyshimet për manipulim votash janë kryer edhe në Prizren, Podujevë, Malishevë, Gjilan dhe Obiliq.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...