Malik Odejinka pritet të jetë përforcimi i radhës i Elbasanit. Sipas burimeve pranë klubit, verdheblutë kanë arritur akordin me qendërsulmuesin 19-vjeçar nga Nigeria dhe zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.
Ajo që bie në sy në karrierën e Odejinkës është shpeshtësia e ndryshimeve të skuadrave. Që nga viti 2022, sulmuesi i ri ka ndërruar gjashtë ekipe, ndërsa Elbasani do të jetë aventura e tij e radhës.
Në të kaluarën, Odejinka ka qenë pjesë e KubGU Krasnodar, Vista, Botev Plovdiv, Arsenal Tula, Van dhe së fundmi Alashkert. Nga Botev Plovdiv u huazua fillimisht te Arsenal Tula dhe më pas te Van në Armeni, përpara se të transferohej përfundimisht te Alashkert.
Merkato e dimrit e Elbasanit ka qenë e fokusuar kryesisht te futbollistët afrikanë. Më herët klubi ka prezantuar Insa Boje, ndërsa ende pritet zyrtarizimi i Samuel Nongoh.

