Makina të braktisura në Tiranë, konfiskim pas 30 ditësh njoftim

Në kryeqytet nuk ka ende një të dhënë zyrtare mbi numrin e automjeteve të braktisura në parkingjet apo hapësirat publike, por Policia Bashkiake ka nisur procedurat për konfiskimin e tyre.

Një marrëveshje mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Policisë Bashkiake parashikon se, nëse pronarët nuk i largojnë mjetet brenda 30 ditëve nga njoftimi, ato do të konfiskohen.

Shefja e Policisë Bashkiake të Tiranës, Elona Lalaj, tha për “Top Channel” se procesi i njoftimit ka filluar:

“Duhet të bëhet një praktikë e plotë. Drejtuesve u lihet një afat 30-ditor për të larguar mjetin. Nëse afati skadon dhe mjeti nuk është lëvizur, atëherë Policia Bashkiake ndërhyn dhe e konfiskon sipas marrëveshjes së nënshkruar,” – shpjegoi Lalaj.

Pas bllokimit të mjetit, qytetari humb të drejtën e pronësisë dhe makina i kalon Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Sipas Lalajt, shumë banorë të Tiranës kanë ndihmuar përmes postimeve dhe denoncimeve në portalin e bashkisë, duke sinjalizuar automjete të parkuara prej vitesh e të lëna pas dore.

“Falënderoj qytetarët për njoftimet dhe i nxis të vijojnë të raportojnë. Por njëkohësisht u bëj thirrje të lirojnë hapësirat publike në mënyrë vullnetare. Në të kundërt, Policia Bashkiake do veprojë me bazën ligjore që ka në fuqi,” – përfundoi Lalaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...