Makina të braktisura në Tiranë, konfiskim pas 30 ditësh njoftim

Në kryeqytet nuk ka ende një të dhënë zyrtare mbi numrin e automjeteve të braktisura në parkingjet apo hapësirat publike, por Policia Bashkiake ka nisur procedurat për konfiskimin e tyre.

Një marrëveshje mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Policisë Bashkiake parashikon se, nëse pronarët nuk i largojnë mjetet brenda 30 ditëve nga njoftimi, ato do të konfiskohen.

Shefja e Policisë Bashkiake të Tiranës, Elona Lalaj, tha për “Top Channel” se procesi i njoftimit ka filluar:

“Duhet të bëhet një praktikë e plotë. Drejtuesve u lihet një afat 30-ditor për të larguar mjetin. Nëse afati skadon dhe mjeti nuk është lëvizur, atëherë Policia Bashkiake ndërhyn dhe e konfiskon sipas marrëveshjes së nënshkruar,” – shpjegoi Lalaj.

Pas bllokimit të mjetit, qytetari humb të drejtën e pronësisë dhe makina i kalon Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Sipas Lalajt, shumë banorë të Tiranës kanë ndihmuar përmes postimeve dhe denoncimeve në portalin e bashkisë, duke sinjalizuar automjete të parkuara prej vitesh e të lëna pas dore.

“Falënderoj qytetarët për njoftimet dhe i nxis të vijojnë të raportojnë. Por njëkohësisht u bëj thirrje të lirojnë hapësirat publike në mënyrë vullnetare. Në të kundërt, Policia Bashkiake do veprojë me bazën ligjore që ka në fuqi,” – përfundoi Lalaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ermira Urupi përfaqëson Shqipërinë në Strasburg , një zë i rëndësishëm i pushtetit vendor shqiptar në arenën europiane

Elbasani dhe Shqipëria marrin një tjetër përfaqësim të rëndësishëm...

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...