“Lufta është për dinjitet, jo për lekë”, reagon gazetari i News 24

Nga Kevin Muka

Në 2022 kisha betejën e parë me sistemin. Mes të ikurit jashtë dhe rezistencës zgjodha këtë të dytën.

Jo se do i bëja ndonjë shërbim të jashtëzakonshëm demokracisë, por s’mund të mbyllja një kapitull që s’e kisha nisur mirë.

Pas një periudhe 6 mujore në kërkim, miqtë e mi të mirë i gjetën anën dy personave Andi Bejtes dhe Alfred Pezës. Pas diskutimeve me të dy, që më pritën, vetëm një prej alternativave u arrit të konkuldohej, Panorama Tv.

Në këto gati 3 vjet, ku pas mbylljes së Panoramës, ish-administratori Ardit Çela më dha mundësinë të vijoja në News24 (të cilit i jam mirënjohës), jam përpjekur maksimalisht që të bëj maksimumin tim, pa parë për orar, pagë e asgjë tjetër, për t’u futur në treg.

Jam përpjekur maksimalisht të mos bëj kompromise, duke luftuar në rrymë të hapur. (Edhe mund të kem gabuar ndonjëherë.)

Sot, pas 3 vitesh, kur kisha filluar të ndërtoja diçka, shkoj né punë, por puna s’ishte aty.

Më ka ardhur keq për veten, jo se ngela pa një rrogë, por gjithë ai investim, përkushtim e sakrificë shëmben me një të rënë të lapsit.

Lufta është për dinjitet, garanci, siguri jo për lekë apo rëndomtë për bukë goje.

Si unë, janë dhe dhjetëra kolegë të News24, që padyshim s’do dorëzohen, por minimalisht na e bëni rezistencën më të lehtë, se gazetari s’është mish për top apo dëm kolateral!

Faleminderit!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME