Llatja: Përzgjedhja e administratorëve me konkurs transparent

Bashkia e Elbasanit ka përmbyllur procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e të gjithë administratorëve në rang vendi.

Më shumë se 400 kandidatë aplikuan për të marrë pjesë në këtë proces përzgjedhjeje, që përfshiu si administratorët ashtu edhe drejtorët e institucioneve bashkiake. Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, bëri të ditur se kandidaturat kaluan përmes një konkursi me shkrim dhe një interviste me gojë.

“Konkursi me shkrim është fokusuar kryesisht te njohja e problematikave të zonës, ndërsa intervista ka vlerësuar aftësitë komunikuese dhe përgjegjësinë e secilit kandidat. Kishim nevojë edhe për administratorë që përshtaten me teknologjinë, pasi shërbimet online janë rritur ndjeshëm,” u shpreh Llatja.

Ai theksoi se administratorët e rinj duhet të jenë më pranë komunitetit, të identifikojnë dhe zgjidhin çdo problematikë në kohë, si dhe të punojnë për promovimin e zonave që drejtojnë, qoftë në aspektin bujqësor apo turistik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

SPANJË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Festimet për triumfin e...

Konflikt me armë në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

ELBASAN ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...