Llatja në Shirgjan: Bashkëqeverisje me fermerët për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme për zonat rurale

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi sot një takim pune në Njësinë Administrative Shirgjan, së bashku me administratorin e njësisë dhe kryetarët e fshatrave të zonës. Qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi nga afër i problematikave, nevojave dhe sfidave që hasin banorët dhe fermerët lokalë, me synim gjetjen e zgjidhjeve konkrete në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Shirgjani, i njohur si “zemra bujqësore e Elbasanit”, për shkak të prodhimtarisë së lartë dhe tokave pjellore, mbetet një nga zonat me potencialin më të madh për zhvillim rural. Gjatë takimit, u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, sidomos të kanaleve vaditëse dhe kulluese, të cilat janë thelbësore për një prodhim më të qëndrueshëm dhe për mbrojtjen e tokave bujqësore.

Në fjalën e tij, kryetari Gledian Llatja nënvizoi angazhimin e Bashkisë Elbasan për të qenë pranë çdo fermeri dhe për të bërë që zonat rurale të marrin vëmendjen dhe mbështetjen që meritojnë.

“Bashkia e Elbasanit ka në fokus të punës së saj zhvillimin e zonave rurale. Shirgjani dhe njësitë e tjera bujqësore janë prioritet për ne, sepse bujqësia është jo vetëm traditë, por edhe e ardhmja e ekonomisë vendore. Do të vazhdojmë të investojmë në kanalet vaditëse e kulluese, në rrugët bujqësore dhe në mbështetjen e fermerëve, që ata të kenë kushte më të mira pune dhe jetese. Bashkëqeverisja me fermerët është rruga më e drejtë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një Elbasan që ecën përpara me punë konkrete,” – deklaroi Llatja.

Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se takime të tilla do të vijojnë edhe në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Elbasan, si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për zhvillimin e zonave rurale, për rritjen e produktivitetit bujqësor dhe për përmirësimin e infrastrukturës jetike që mbështet ekonominë e fshatit.

Në fund të takimit, banorët e Shirgjanit vlerësuan vëmendjen e Bashkisë dhe angazhimin e kryetarit Llatja për të dëgjuar e trajtuar me prioritet shqetësimet e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...