Llatja: “Libri është ura mes dijes dhe brezave” – Elbasani pasuron bibliotekat shkollore

Në kuadër të muajit tetor, i njohur si muaji i librit, Biblioteka e Qytetit të Elbasanit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore e edukative për të nxitur dashurinë ndaj leximit.

Në mbyllje të këtij muaji të veçantë, Bashkia e Elbasanit ka vendosur t’i japë një tjetër dimension nismave për librin, përmes dhurimit të 108 botimeve të reja për pasurimin e bibliotekave të shkollës “Fadil Gurmani” dhe asaj “Alush Lleshanaku” në Bradashesh.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, gjatë ceremonisë së dorëzimit të librave, theksoi se kujdesi i bashkisë nuk kufizohet vetëm te infrastruktura shkollore, por shtrihet edhe te pasurimi i jetës kulturore e arsimore të nxënësve.

Në fokus të Bashkisë së Elbasanit nuk është vetëm infrastruktura shkollore, por padyshim edhe pasurimi i bibliotekave dhe rehabilitimi i terreneve sportive apo laboratorëve. Shkolla ‘Fadil Gurmani’ sot plotëson të gjitha kushtet e infrastrukturës dhe ka një staf të shkëlqyer pedagogjik, por të gjitha këto do të ishin të pamjaftueshme pa pasuruar edhe bibliotekën”, u shpreh Llatja.

Në një kohë kur teknologjia po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e fëmijëve, kryebashkiaku Llatja theksoi nevojën për të mbajtur të gjallë pasionin për leximin.

Sot, kur libri sfidohet çdo ditë nga fuqia e jashtëzakonshme e teknologjisë, detyra jonë për të rritur fëmijë të lexuar, që e duan librin, bëhet edhe më e madhe”, shtoi ai, duke nënvizuar se tetori nuk shërben thjesht për të kujtuar rëndësinë e librit, por për të forcuar përpjekjet e përvitshme për promovimin e tij.

Librat e dhuruar përfshijnë autorë të njohur të letërsisë botërore dhe shqiptare, si Heminguej, Tomas Man, Mopasan, Balzak e shumë të tjerë, duke pasuruar ndjeshëm fondin letrar të këtyre shkollave.

Biblioteka e shkollës, ashtu si ajo e qytetit, duhet të rimarrë rëndësinë që i takon për vetë pasurinë e paçmuar që mbart. Ne besojmë se libri mbetet ura më e fortë që lidh dijen me brezat. Pasuria e dijes nis nga libri”, përfundoi Llatja.

Përmes kësaj nisme, Bashkia e Elbasanit vijon të mbështesë projektet që nxisin kulturën e leximit dhe zhvillimin e një edukimi gjithëpërfshirës, duke e vendosur librin dhe dijen në qendër të vëmendjes publike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi me 18 të vdekur në jug të Kretës, gjendet gjysmë e fundosur një varkë me emigrantë

Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare...

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...