Live nga stadiumi “Arena Egnatia ” Egnatia-Shamrock Rovers/ “Game Over” në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë shënojnë të pestin dhe ‘presin biletën’ për Europë

RROGOZHINË ,13 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers.

Kampionët e Shqipërisë kanë një mision të vështirë përpara, pasi ndeshjen e parë në transfertë e humbën me rezultatin 3-1. Për të vijuar aventurën në Ligën e Europës, skuadra rrogozhinase duhet të përmbysë disavantazhin në shtëpi.
Një kualifikim do t’i siguronte Egnatias vijimin e rrugëtimit në Europë dhe njëkohësisht një përfitim të rëndësishëm financiar nga pjesëmarrja në fazën e mëtejshme të kompeticionit.

Trajneri Nevil Dede ka menduar edhe për ndryshime në formacion për këtë përballje. Në formacionin titullar rikthehet Albano Aleksi, i cili do të pozicionohet në repartin e prapavijës dhe do të mbajë sërish shiritin e kapitenit.
Egnatia kërkon një tjetër mbrëmje të madhe europiane, por përballë ka një kundërshtar që vjen me avantazhin e dy golave nga sfida e parë.

REZULTATI LIVE:

EGNATIA 5-0 SHAMROCK ROVERS (6-3)

Adjessa 4′, 38′, Albanese 11′, 58′, Gruda 20′
FORMACIONET ZYRTARE:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME