Live/ Hap pas hapi! Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve, protestuesit nuk tërhiqen, rikthehen në Ministrinë e Arsimit

TIRANË, 13 tetor 2026 /Albania Express News/-Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.
Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…

 

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë.

Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas me shkopa gome dhe shoqërime protestuesish, teksa kanë nisur edhe arrestimet.
Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.

Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u rrëzuar “Mos u dorëzoni”, ishte thirrja gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji protestuesit u shpërndanë, por tashmë ata kanë nisur rigrumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit./Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...