Lirimi i avokatit në Elbasan, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale

Prokuroria e Elbasanit bën një hap pas dhe urdhëron lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.

Nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit të avokat Barjamit dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.
Për rrjedhojë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami. Në deklaratën e saj Prokuroria arsyeton që shtyllat e drejtësisë profesionistët si prokurorët, gjykatësit, policia gjyqësore dhe avokatët nuk mund të funksionojnë nëse nuk respektojnë pavarësinë dhe sigurinë e njëri tjetrit.

Ulian Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.
Menjëherë pas arrestimit reaguan në unanimitet avokatët përmes Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ata e cilësuan të paprecedent arrestimin e avokatit duke deklaruar se u cënua e drejta e përballjes me armë të barabarta në sallën e gjyqit.
Avokatët nuk u ndalën këtu ndërsa mëngjesin e së hënës së 20 tetorit bojkotuan të gjitha proceset penale në çdo shkallë të gjyqësorit.
Përballë këtij qëndrimi prokuroria ka urdhëruar lirimin e avokatit mesditën e së hënës ndërsa shton në deklaratën e saj mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...