Librazhdi, prej një jave i përfshirë nga dëbora dhe ngricat, situata ende problematike në mjaft zona

Qarku i Elbasanit ka përjetuar gjatë kësaj jave kushte të vështira atmosferike, ndërsa bashkia e Librazhdit rezulton të jetë zona më e prekur nga moti i përkeqësuar, i shoqëruar me shira të dendur dhe stuhi dëbore e cila para disa ditësh mbuloi për disa orë edhe qytetin e Librazhdit.

Ende shumica e fshatrave të kësaj bashkie vijojnë të jenë të mbuluara nga dëbora dhe ngricat.

Temperaturat në këtë zonë kanë pësuar një ulje të ndjeshme gjatë orëve të fundit dhe fshatrat malorë të kësaj bashkie, përfshirë Fushë Studën, Qarrishtën ,Neshtën,Kostenjën,Orenjën ,malin e Dardhës ,Xhyrës,Spathari, Babja ,Polisi etj janë të mbuluara nga dëbora, ndërsa termometri në orët e para të mëngjesit shënon -7 gradë Celsius.

Ndërsa rruga Librazhd-Peshkopi ka pasur ndërprerje të qarkullimit disa herë gjatë kësaj jave, duke u bërë e pamundur të kalojnë mjetet pa zinxhirë.

Agjencia e Shërbimeve Publike, Emergjencat Civile dhe grupet e OSHE janë të pranishme çdo ditë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku ka nevojë.

Kryetari i bashkisë, z. Mariglen Disha, ka qëndruar edhe gjatë fundjavës në terren, duke vizituar fshatrat e Polisit dhe duke vlerësuar gjendjen e rrugëve dhe nevojat e banorëve.

Në Njësinë Administrative Steblevë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 40 cm, por punonjësit e mirëmbajtjes po punojnë intensivisht për të mbajtur rrugët të aksesueshme.

Kryebashkiaku Disha thekson se në çdo njësi administrative situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe grupet e punës janë në gadishmëri të plotë për të zgjidhur çdo problematikë.

Gjatë të shtunës, pjesa më e madhe e grupeve u zhvendosën në fshatrat e Njësisë Administrative Polis, ku ka pasur bllokime të disa segmenteve rrugore për shkak të rënies së masiveve të dherave dhe gurëve nga skarpatet e kodrave.

Autoritetet vendore bëjnë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke u lutur të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...