Librazhd/ Festa e Lunikut rikthen fuqishëm vëmendjen tek turizmi malor në Parkun Kombëtar “Shebenik”

Nga Fatmir Popja

Ashtu si çdo vit edhe këtë fillim gushti, në zemër të Parkut Kombëtar “Shebenik”, u organizua me pjesëmarrje të madhe Festa e Njësisë Administrative Lunik. Tradita vazhdon dhe Festa edhe këtë verë u zhvillua në vendin e njohur si Fusha e Letmit, një hapësirë prej 300 hektarësh që jo vetëm ruan natyrën e paprekur, por edhe përfaqëson një nga zonat me potencialin më të lartë për zhvillimin e turizmit malor në Shqipëri.
Ky aktivitet synon të sjellë më afër komunitetin, të forcojë lidhjen mes brezave dhe të promovojë bukuritë e natyrës,vlerat kulturore, kulinarinë dhe mikpritjen karakteristike të kësaj krahine.

Në të njëjtën kohë, kjo festë është kthyer në një platformë të rëndësishme për të promovuar turizmin malor si sektor strategjik për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.Pjesëmarrësit e shumtë , mjaft prej të cilëve ardhur nga emigracioni si edhe nga qytete si Tirana, Elbasani ,Durrësi etj ,dëshmuan për mallin dhe dashurinë e e ture të pashuar për vendlindjen e cila tashmë është shumë më e aksesueshme falë infrastrukturës rrugore bashkëkohore që lidh Librazhdin me Qarkun e Dibrës dhe kryeqytetin. Sot, udhëtimi nga Tirana drejt Parkut të Shebenikut realizohet për vetëm pak më shumë se një orë duke e kthyer këtë zonë në një alternativë reale për turizmin e fundjavës dhe investime afatgjata.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet duke përshëndetur pjesmarrësit, deputeti librazhdas Olsi Komici theksoi mbështetjen që qeveria qendrore dhe ajo vendore do t’i japin zhvillimit të turizmit malor në zonë.“Thirrja ime është për të gjithë ata që duan të investojnë në këtë dimension të turizmit ,ta marrin në konsideratë Librazhdin, Fushën e Letmit dhe gjithë destinacionet që ofron kjo krahinë. Kjo zonë nuk ka vetëm natyrë unike, por një klimë ideale për turizëm gjatë gjithë vitit dhe një popull mikpritës me tradita të rralla.”Ai bëri të ditur gjithashtu se bashkia e Librazhdit ka tashmë një projekt mjaft ambicioz për zhvillimin e Fushës së Letmit si një qendër multifunksionale për turizëm malor dhe dimëror, me mundësi për ndërtimin e hoteleve, bujtinave, pistave të skive dhe aktiviteteve të tjera natyrore.

Fusha e Letmit, Fushë Studa dhe çdo cep i Parkut Kombëtar “Shebenik” janë tashmë jo vetëm destinacione natyrore të jashtëzakonshme, por edhe mundësi të vërteta për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, përmes një turizmi të organizuar dhe të promovuar siç duhet.
Mikpritja tradicionale, kuzhina autentike dhe përkushtimi i komunitetit për ruajtjen e zakoneve dhe pasurive natyrore, janë një aset i vyer që e dallon këtë zonë në hartën turistike të Shqipërisë.Librazhdi, dikur i njohur kryesisht për natyrën dhe burimet ujore, po kthehet tashmë në një epiqendër të turizmit malor në Shqipëri. Përveç Parkut Kombëtar “Shebenik”,Fushës së Letmit, zona të tjera si Fushë-Studën, Qarrishta,Xhyra,Dardha,Rrajca, Sopoti,Polisi,Gurakuqi etj ,ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për turizëm ekologjik, sportiv, kulturor dhe aventurë.

Nëse Shqipëria ka një mundësi reale për të konkurruar në tregun europian të turizmit malor, Librazhdi është një nga asetet më të rëndësishme për ta realizuar këtë vizion. Me një kombinim perfekt mes natyrës së virgjër, traditës së pasur dhe mbështetjes institucionale, kjo bashki përfshi qytetin dhe zonat përreth tij janë në rrugën e duhur për t’u shndërruar në një nga perlat më të çmuara të turizmit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...