Ish-trajneri i Elbasanit merr drejtimin e Tërbunit

Nga Vladimir Mema

Terbuni i Pukës ka arritur akordin me trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, teksa stolin do ta marrë Anxhelo Suta. Të paktën këtë konfirmojnë burimet mes palëve. Me një përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Suta do të ketë detyrën për të rikthyer ambiciet e ekipit në një kampionat gjithnjë e më konkurrues si Kategoria e Parë.

Trajneri 39-vjeçar ka drejtuar më parë disa skuadra si Elbasani, Shkumbini, Gramshi dhe Luzi 2008, duke treguar një profil të qartë të ndërtimit të ekipeve me baza solide dhe zhvillimit të talenteve të rinj. Puna e tij ka marrë vlerësime të mira, veçanërisht për qasjen taktike dhe disiplinën që i jep skuadrave.

Klubi i Terbunit ka besim se me Anxhelo Sutën në krye, skuadra do të ketë vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa objektivat janë të qarta: ndërtimi i një ekipi konkurrues dhe lufta për rezultatet maksimale në çdo javë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...