Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti

Bërnli i Armando Brojës vijon krizën e thellë të rezultateve në Premier Ligë. Skuadra e shqiptarit u mposht mbrëmjen e sotme 3-2 nga Fulhemi, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 16-të. Broja u aktivizua titullar, për herë të parë në kampionat pas majit të vitit 2022, duke regjistruar dy goditje në portë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Kjo ishte humbja e 12-të sezonale për Bërnlin, që renditet në vendin e parafundit me vetëm 10 pikë.

Ndërkohë në Serinë A, shqetësim te Atalanta për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të lërë fushën në minutën e 53-të të ndeshjes ndaj Kaljarit, për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë. Gjimshiti kërkoi menjëherë zëvendësim, duke alarmuar stafin teknik të bergamaskëve.

Në një tjetër duel të kampionatit italian, Torino triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Kremonezes, falë golit të shënuar nga Vlasiç në minutën e 27-të. Futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani, u aktivizuan titullarë dhe zhvilluan një paraqitje të plotë. Me këtë fitore, Torino rikthehet te suksesi pas gjashtë ndeshjesh pa fitore në kampionat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...