Lëkundje sizmike janë regjistruar në qytetin e Elbasanit dhe Belshit , mbrëmjen e së martës.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash.
Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, sipas raportimeve të institucioneve sizmologjike.

