“Lahuta e Malcis”, vepra madhështore e Fishtës vihet në skenën e Lezhës përmes një dramatizimi emocionues

Në kuadër të “Tetorit Fishtjan” për të nderuar trashëgiminë e pavdekshme të At Gjergj Fishtës u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës, “Ded Ndue Lazri” në Lezhë, dramatizimi i veprës madhështore “Lahuta e Malcis”.

E cilësuar si Iliada shqiptare dhe një ndër gurët më të çmuar të letërsisë shqiptare, “Lahuta e Malcis” u interpretuar në një formë të veçantë duke emocionuar publikun që kishte mbushur Pallatin e Kulturës për të ndjekur shfaqjen me regji të Kol Kunorës.

E dramatizuar përmes personazheve, në skenë interpretuan Mark Hilaj, Mario Paloka, Keslin Perdoda, Alesia Alcani dhe Gerald Ndreca, duke sjellë me pasion figurat epike të poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta.

Regjisori Kunora u shpreh se vënia në skenë e “Lahutës së Malcis” ka qenë një ëndërr e tij. “Nga 20 e ca mijë vargje që janë, diku te 800 vargje kemi rregulluar. Jam munduar të ndërthur ngjarjet më pikante si dhe të përfshij edhe pjesët që lidhen me Lezhën tonë”, është shprehur regjisori Kunora.

Një moment i veçantë i shfaqjes ishte prania e lahutarit Pretash Nilaj (Mjeshtër i Madh), i cili me tingujt e lahutës i dha kësaj ngjarje artistike e kulturore një frymë autentike e emocionuese.

Një tjetër vepër e Fishtës, satira “Te porta e Parrizit” përmbylli me sukses aktivitetet e mbajtura në kuadër të “Tetorit Fishtjan” në qytetin e Lezhës.

Kjo shfaqje u realizua me mjeshtëri nga tre të rinj të talentuar lezhjanë, Leandro Malshi, Donald Lleshi dhe Sidrit Mergjyli, si dhe me pjesëmarrjen e aktorit të njohur Kol Kunora.

Regjia u vu në skenë nga Alket Bushi, ndërsa skenografia u realizua nga Ymer Metalija, nën kujdesin e Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.

Salla “Djemtë e Detit”, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, u shndërrua në një skenë të gjallë dhe plot energji, ku satira fishtjane mori jetë përpara publikut lezhjan.

Të pranishmit ndoqën me interes dhe entuziazëm interpretimin, duke përgëzuar aktorët për profesionalizmin, humorin dhe mënyrën e shkëlqyer se si sollën në skenë veprën e Fishtës, një rikthim i denjë i satirës klasike shqiptare “Te porta e parrizit”.

Ky aktivitet u përmbyll mes duartrokitjeve të gjata dhe një ndjenje krenarie për trashëgiminë kulturore që vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Polonisë nuk i mjafton fitorja ndaj Shqipërisë. Në Botëror shkon Suedia

Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i...

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!

“Inceneratori fantazmë” përfundon në gjykatë – opozita padit Bashkinë...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë,...

Shqipëria nuk gjen ngushëllim, Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore...