Kuvendi zgjedh kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

Kuvendi zgjodhi sot kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Konkretisht, Ilirjana Nano u rizgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së ,me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër.

Arben Ristani u zgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 111 vota pro, 2 abstenim dhe 7 kundër.

Dritan Çaka u rizgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së, me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër.

Bledar Skënderi u zgjodh si anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër.

Helga Vukaj, u rizgjodh anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ-së me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër.

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Rregullatori ndër të tjera ka kompetencë të miratojë rregulla të detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Në moshën e tij unë peshoja 120 kile!” Ronaldo ngre në qiell Messin: “Ai ka parakaluar çdo legjendë”

BOTËRORI 2026 ,22 qershor 2026 /Albania Express News/Një deklaratë...

Rrufetë dhe shiu “mbyllin” stadiumin në Filadelfia, gazetarët detyrohen të braktisin tribunën!

BOTERORI 2026 ,22 qershor 2026/Albania Express News/Kupa e Botës...