Kush ma gjenë këtë formulë në Botë: “Zgjedhjet nuk i njohim, por në Kuvend do të shkojmë”!

Nga Alban Daci, Politolog

Thanë se Ramën do e rrëzonin për 3 muaj! Mbaroi mandatin i qetë!
Thanë se Ramën do e rrëzonin me Revolucion! Ky i fundit mbeti 3D!
Thanë se Ramën do e rrëzonin me “mosbindje civile” e përfunduan me mosbindje ndaj qytetarëve!
Thanë se Ramën do e mundin me zgjedhjen! Dy palë zgjedhje i humbën me të!
Thanë se Rama nuk do të mund të prek e asnjë votë! Ai fitoi bindshëm!
Thanë se nuk njohin zgjedhjen, por do të shkojnë në Kuvend!
Thanë se deputetët do i zgjidhte anëtarësia dhe i zgjodhi Kryesia!
Thanë se deputetët do i zgjidhin qytetarët e blinduan listat me të besuar dhe më të bindur ndaj lidershipit!
Thonë se keni për të parë çfarë do i ndodh Ramës pas shtatorit! Ka disa shtator që e premtojnë dhe Ramës nuk i hynë “gozhdë në këmbë”.
Thanë se betejat i kanë për demokratët, në fakt siç shihen nëpër takime janë shumë të lumtur që do të jenë deputet duke siguruar rroga dhe privilegje edhe për katër vite të tjera!
Vazhdojnë me premtimin se Rama nuk do e mbaroi mandatin dhe as nuk do e gëzoi! Në fakt ai gëzoi të kaluarin dhe është e sigurtë se do e gëzoi edhe këtë që nis në shtator!
Thanë se do të arrinin “Qeveri teknike” dhe nëpër dhëmbë duan të na mbushin mendjen se e kanë akoma objektiv politik! Në fakt të vetmën gjë teknike që kanë pasur ka qenë rikonfirmoi i tyre si një “Klan” pushteti duke pranuar opozitarizmin bashkë me privilegjet!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...