Kurti konfirmon përgjimet ilegale të takimeve në Bruksel nga zyrtarë të lartë serbë: Qasje sabotuese për dialogun nga ana e Serbisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë.

Në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këto përgjime ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.

“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Popoviqi u arrestua më 18 korrik të këtij viti në Kosovë pasi e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punojë për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, pjesë e disa grupeve të strukturuara kriminale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...