Kur Dibra flet në ekran, nga legjenda Dëfrim Methasani te eleganca e brezit të ri, Alba Xhani

Dy dibranë nga fusha e medias në një foto, dy gjenerata në një ekran. Një çast i veçantë, një takim simbolik mes përvojës dhe pasionit të freskët, mes kujtimeve dhe ambicieve që ndërtojnë çdo ditë median shqiptare është bërë virale në media dhe rrjetet sociale. Në këtë foto takohen dy figura që i japin hijeshi dhe dinjitet profesionit të gazetarisë, Defrim Methasani dhe Alba Xhani.

Nga Sohodolli në Muhurr, udhëtimi i këtyre dy emrave është një histori krenarie për Dibrën. Defrim Methasani, një ndër zërat më autoritarë të ekranit shqiptar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme me profesionalizmin dhe pasionin e tij për informimin e saktë dhe të drejtë.

Ndërsa Alba Xhani, një zë i ri por tashmë i konsoliduar, sjell elegancë, qartësi dhe një stil të përkryer në komunikimin me publikun.Të ndryshëm në kohë, por të njëjtë në thelb,dashuria për profesionin dhe krenaria për origjinën dibrane i bashkon dhe i ngre në piedestal. Në një botë mediatike që shpesh humbet vlerat, prania e tyre është një kujtesë se gazetaria mund të jetë edhe art, edhe mision.

“Dibra është universiteti i mendjes”, shkruan Methasani, duke vlerësuar të rinjtë që po ndjekin rrugën e dijes dhe profesionalizmit. Ai nuk harron të përmend dhe të falënderojë platformën mediatike të zonës së origjinës ,si “Dibra On”, që sjellin në pah figurat dhe historitë që i motivojnë të ecin përpara me dinjitet.

Kur në ekran shfaqen emra si Methasani dhe Xhani, jo vetëm që ndjejmë respekt për profesionin, por ndjejmë edhe një fije krenarie kombëtare,sepse janë dibranë, sepse janë tanët, dhe sepse na përfaqësojnë me dinjitet.Respekt për ju të dy. Dibra është krenare që ju ka shkruajnë shumica e dibranëve për këto figura të nderuara të medias.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...