Seanca e sotme stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua me grupin e plotë në dispozicion, duke përfshirë edhe ata lojtarë që u bashkuan me vonesë gjatë ditëve të para të grumbullimit, u shënua nga një moment i veçantë: testimi i penalltive, por kjo padyshim nuk ishte pjesë e lirë për t’u parë as nga kamerat as nga njerëz të tjerë jo të stafit të kombëtares.
Zgjedhja e trajnerit Sylvinho për t’ia kushtuar kohë specifike ekzekutimit të penalltive nuk ishte e rastësishme, duke qenë se ndeshja e së enjtes ndaj Polonisë është e eliminim direkt, një barazim pas kohës shtesë do të çonte pikërisht te togëzat fatale.
Të mërkurën rreth orës 9.30 të mëngjesit ekipi udhëton drejt Varshavës për ndeshjen ndaj Polonisë, e cila do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45, në orën 18 të së mërkurës skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin PGE Narodowy”, ku do të luhet edhe ndeshja mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45 .
Ndërkohë që vetëm 5% e kapacitetit të këtij stadiumi do të jetë nën ngjyrat e kombëtares sonë, pikërisht pjesa e rezervuar për tifozët e ekipit udhëtues që në këtë rast është Shqipëria.

