Sot u luajtën gjashtë ndeshjet e mbetura të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në total u shënuan 32 gola, ku 29 prej tyre i takojnë skuadrave të Kategorisë së Parë. Asnjë surprizë nuk u regjistrua, dhe të gjitha ekipet pritëse arritën të fitonin.
Skuadrat që u eleminuan në transfertë ishin: Iliria, Sopoti, Kukësi, Korabi, Lushnja dhe Kastrioti.
Rezultatet përfundimtare:
- Vora 2-1 Sopoti (Ahmetaq, Vorë)
29′ Luis Felipe, 52′ Fazlagiç – 19′ Myslimi - Besa 3-1 Kukësi (Fusha e Vjetër, Kavajë)
14′ Beqja, 36′ Danaj, 45′ Kordeiro – 54′ Ballhysa - Burreli 5-2 Kastrioti
1′ Xhabrahimi, 2′ Fetaj, 27′ Arango Aristi, 65′ Xhabrahimi, 74′ Dedgjonaj – 75′ Zaçe, 82′ Halilaj - Pogradeci 4–3 Korabi
13′ Krasniqi, 43′ Santi, 58′, 80′ Ezekiel – 44′ Marku, 74′ Boçka, 85′ Zeqiraj - Apolonia 3–2 Lushnja
- Skënderbeu 4-2 Iliria
Raundi 1/8 i finales:
Sipas skemës së paracaktuar, çiftet për raundin e ardhshëm janë:
- Tirana – Skënderbeu
- Teuta – Vora
- Dinamo – Besa
- Vllaznia – Pogradeci
- Bylis – Laçi
- Elbasani – Flamurtari
- Partizani – Burreli
- Egnatia – Apolonia
Ndeshjet më të pritura të këtij raundi duket të jenë ato mes skuadrave të Superiores: Teuta–Vora dhe Elbasani–Flamurtari, por sfidat mes ekipeve të Kategorisë së Parë gjithashtu premtojnë emocione dhe mund të sjellin surpriza, megjithëse zhvillohen në fushë të kundërshtarit.



