Kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan Ermira Urupi në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Strasbourg

Një përfaqësim i rëndësishëm në nivel evropian i është  bërë Shqipërisë nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, Zj. Ermira Urupi, e cila së bashku me përfaqësues të tjerë të delegacionit shqiptar mori pjesë në Sesionin e 50-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, që po zhvillohet në Strasbourg.

Në këtë sesion historik, delegacioni shqiptar, përfshirë Z. Pjerin Ndreu dhe sekretaren e delegacionit Znj. Adelina Farrici, po kontribuon në diskutime të rëndësishme mbi sfidat dhe mundësitë për qeverisjen lokale dhe rajonale në Evropë. Temat kryesore të trajtuara përfshijnë:
• Zgjedhjet e lira në nivel lokal dhe rajonal
• Dhunën ndaj të zgjedhurve vendorë dhe mbrojtjen e mandatit të tyre
• Forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor në përdorimin e inteligjencës artificiale
• Të drejtat sociale në nivel lokal dhe rajonal
• Rolin e pushtetit vendor në përballimin e sfidave ndërkombëtare dhe ndikimet rajonale
• Mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin në nivel lokal
• Zbatimin e të drejtave të njeriut nga autoritetet vendore

Pjesëmarrja në këtë Kongres i jep mundësi delegacionit shqiptar të ndajë përvojat e vendit tonë, të ndikojë në zhvillimin e politikave evropiane për qeverisjen vendore dhe të forcojë prezencën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Strasbourg, delegacioni pati gjithashtu takime me Ambasadorin shqiptar, Z. Dastid Koreshi, si dhe me Z. Lulzim Hiseni, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin rajonal.

Zj. Urupi dhe delegacioni shqiptar do të vazhdojnë të marrin pjesë në sesionet dhe diskutimet e radhës, duke kontribuar drejt zhvillimit të demokracisë lokale dhe forcimit të kapaciteteve të autoriteteve vendore në Shqipëri dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gramshi në fokus të zhvillimit: Qeveria shpall 16 zona prioritare për ekonominë malore

Një lajm shumë i rëndësishëm dhe premtues vjen për...

“Ngjyra Pranverore 2026” në 5 prill bën bashkë në Librazhd artin , muzikën dhe kulturën

Bashkia e Librazhdit, nën kujdesin e kryetarit Z. Mariglen...

Aktivitete ndërgjegjësuese në kopshte për Ditën e Autizmit

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin,...