Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit

TIRANË, 22 prill 2026 /Albania Express News/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Peleshi theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen më tej

“Marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve tona po forcohen më tej përmes bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe klimës pozitive për rritjen e investimeve të Katarit në Shqipëri”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi gjithashtu vuri theksin tek angazhimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, në shërbim të sigurisë dhe paqes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

IKMT shemb 7 objekte në Elbasan për Korridorin 8, lirohet segmenti Elbasan–Papër

ELBASANI,23 prill 2026/Albania Express News/Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së...

Liverpool lë mënjanë Curtis Jones, rinovimi i pamundur dhe Interi e mendon si ide

Një pistë e lindur gjatë merkatos së janarit mund...