Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas vendimit të gjyqtarit Marko Boshku, i cili ka rikthyer në detyrë një drejtues rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ky i fundit ishte shkarkuar dhe dërguar në Prokurori, pasi kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil dhe kishte mashtruar me dokumente, duke pretenduar se ndërtimi ishte kryer para vitit 2018.
Rama e cilësoi vendimin si “sport tradicional i gjyqtarëve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër”, duke theksuar se edhe gjyqtarë më të rinj po bien në të njëjtin batak. Ai ironizoi: “Pa asnjë gajle fare, gjyqtari Boshku kthen fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit”.
Kryeministri shtoi se Ministria e Drejtësisë do t’ia përcjellë rastin KLGJ-së dhe ILD-së, ndërsa theksoi se gjykatësit që tallet me shtetin do të përballen me përgjegjësi jo vetëm në organet e drejtësisë, por edhe para opinionit publik.