Kryeministri sulmon menaxhimin e Ksamilit: Çmime marramendëse e shërbim skandaloz

Kryeministri Edi Rama ka marrë në shënjestër këtë herë Ksamilin, të cilin e quajti “plazhi më i dhunuar” në vend, duke e cilësuar si një territor të kthyer në pre të injorancës dhe abuzimeve. Sipas tij, ky destinacion turistik i njohur është shndërruar në simbol të menaxhimit të keq, ku turistët shpesh trajtohen si skllevër, mes çmimeve të kripura dhe mungesës së standardeve.

“Nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar dhe më pas për të sjellë turistët si skllevër, me çadra të çmuara që të hapen në kokë ose me çmime që dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar. Duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t’ua heqim nga duart privatëve. Nuk ka më arsye që Ksamili të jetë plazh privat, i lidhur me çmime marramendëse”, tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk u ndal vetëm te Ksamili. Ai solli në vëmendje edhe Dhërmiun, ku sipas tij, ende ka subjekte që sjellin zhurmë, çmime të larta dhe derdhin ujërat e zeza në det. Ndërkohë, ai përmendi shembullin pozitiv të Himarës, ku bashkia ka ofruar një model të qartë me çadrat e loguara dhe shërbimin e pastër, pa salltanete e pa stres.

Rama u ndal edhe tek çmimet e ekzagjeruara, duke thënë se “nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong vetëm sepse ndodhesh në Ksamil, kur nuk ke asnjë kontribut për cilësinë e detit apo bukurinë e natyrës. Jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur”.

Kryeministri solli si shembull pozitiv edhe bashkinë e Lezhës, e cila sipas tij ka dyfishuar forcat e pastrimit dhe ka dhënë një model se si mund të menaxhohen plazhet me standarde më të larta. “Plazhi duhet të jetë në dispozicion të qytetarëve, jo të uzurpatorëve”, u shpreh Rama, duke theksuar se bashkitë duhet të garantojnë shërbime edhe në hapësirat publike, jo vetëm rërë të lirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...