Kryeministri Rama përfundon inspektimin te Arrat e Gurrës në Dragostunjë në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas ku pati bllokim qarkullimi për shkak të rrëshqitjes së tokës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të shtunë inspektoi aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Korridori VIII.

Gjatë inspektimit, Rama u ndal edhe te debatet që kanë shoqëruar situatën e krijuar në këtë segment rrugor, duke theksuar se pretendimet për shembje të rrugës janë të pasakta.

Sipas tij, ajo që është paraqitur në publik si shembje e aksit është në fakt një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga faktorë natyrorë.

“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga është një manipulim i madh, një perversitet i madh. Këtu jemi në aksin e vjetër. Aksi i ri nuk është këtu. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të shirave,” u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se pavarësisht sfidave të papritura, procesi i punimeve vazhdon sipas planit dhe standardeve të sigurisë, duke garantuar rikthimin e qarkullimit normal për qytetarët dhe transportin e rëndë.

“Ajo që është kriminale në raport me publikun, por unë e kam mësuar nga eksperienca që kur ka zhurma të mëdha duhet të presësh të bjerë fryrja e madhe për të adresuar shkaqet, se ndryshe nuk të dëgjon njeri.

Është që një plagë e kësaj natyre, mjafton të vish këtu dhe e shikon që s’ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar nga paaftësia apo 1001 arsye, kthehet në një burim helmimi të opinionit public. Këtu jemi në një nga kantieret më të rëndësishme, një nga veprat më të rëndësishme të programit tonë. Gjithë pjesa e ndërtuar është spektakolare. Puna vazhdon dhe në një proces pune ndodhin edhe këto të papritura. Në këtë rast është thjesht dhe vetëm natyrore, fatkeqësi që ndodh,” përfundoi Rama.

Për shkak të rrëshqitjes masive të tokës, juglindja e vendit ishte e izoluar për 11 ditë. Qarkullimi, përmes një segmenti provizor prej 200-300 metrash, i paasfaltuar në vendin e quajtur Arrat e Rrugës, u rikthye më 3 mars. Segmenti provizor, kalon përmes rrugës së vjetër të shembur dhe trasesë ku po punohetpër Korridorin 8 dhe do të funksionojë me sinjalistikë kantieri.

Sipas ARRSH-së, ky segment provizor do të shtrohet kur të arrihet stabiliteti i shtresave të tokës. Qarkullimi në këtë devijim provizor do të kryhet derisa të ndërtohet rruga alternative 1.3 km.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...