Kryebashkiaku Nuri Belba reagon për debatin mbi reformën territoriale: Prrenjasi ka identitetin dhe potencialin për të mbetur bashki më vete

PRRENJAS ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me debatet e ditëve të fundit mbi reformën administrativo-territoriale dhe aludimet për një bashkim të mundshëm të Bashkisë Prrenjas me Bashkinë Librazhd.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Belba shprehet se ka ndjekur me vëmendje dhe respekt reagimet e komunitetit, ndërsa thekson se Bashkia Prrenjas do të përfaqësohet me dinjitet në çdo proces konsultimi apo diskutimi që lidhet me këtë reformë.

Kryebashkiaku nënvizon se marrëdhënia me qeverinë dhe Partinë Socialiste ka qenë e bazuar në besim, bashkëpunim dhe investime konkrete për zhvillimin e zonës, duke shtuar se modernizimi i pushtetit vendor dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët mbeten prioritetet kryesore.

Belba thekson se Prrenjasi ka historinë, identitetin, specifikat gjeografike dhe potencialin ekonomik e turistik për të vijuar si një bashki më vete dhe për të forcuar më tej rolin e saj.

Ai sqaron se çdo propozim në lidhje me reformën ndodhet ende në fazën e diskutimit dhe se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Sipas tij, çdo alternativë do të analizohet me kujdes, me synimin që qytetarët të mos humbasin aksesin e drejtpërdrejtë në shërbime dhe të mos cenohet vëmendja ndaj investimeve.

“Proceset e tilla nuk janë vendime të marra në izolim, por rrugëtime që kalojnë përmes dëgjimit të komunitetit dhe analizave të thella teknike e financiare”, shprehet Belba në reagimin e tij.

Në fund të mesazhit, kryetari i Bashkisë Prrenjas vlerëson qytetarinë e treguar nga banorët gjatë debatit publik, duke theksuar se reagimet kanë qenë të qeta, të argumentuara dhe me respekt për mendimin ndryshe.

Ai falënderon qytetarët për besimin dhe siguron se zhvillimi i Prrenjasit do të mbetet prioriteti kryesor i punës së institucionit që ai drejton, ndërsa çdo vendimmarrje e ardhshme do të ketë në qendër interesin dhe zërin e komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Momente tmerri në SHBA, një avion Boeing zvarritet në pistë dhe pothuajse merr flakë

SHBA ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Një incident i frikshëm...

“Quotidian Post.it”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime ekonomike në Evropë

TIRANË, 21 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga deti...

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Lartë shpall...