Kryebashkiaku Mariglen Disha zhvillon takime në Itali, fokus bashkëpunimi mes Librazhdit dhe komunave italiane

ITALI ,29 qershor 2026/Albania Express News/-Në kuadër të një vizite në Itali, Mariglen Disha ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Vullnetarizmit RINIA, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare dhe italiane.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Tremosine sul Garda, Battista Girardi, si dhe kryetari i Komunës së Tignale, Daniele Bonassi.

Gjatë bisedimeve, palët ndanë qëndrime mbi mundësitë konkrete për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, krijimin e partneriteteve të reja dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të sillnin përfitime për komunitetet respektive.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit që luan diaspora librazhdase në Itali, e cila u vlerësua si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve. Sipas Dishës, bashkëpunimi me bashkitë dhe institucionet italiane mund të shërbejë si një mundësi për shkëmbimin e përvojave, promovimin e vlerave të përbashkëta dhe nxitjen e iniciativave në fusha me interes të ndërsjellë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Mariglen Disha shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë takim, duke theksuar se diskutimet u përqendruan te ndërtimi i urave të reja të partneritetit dhe thellimi i bashkëpunimit mes institucioneve.

Takimi vlerësohet si një hap pozitiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve mes autoriteteve vendore shqiptare dhe atyre italiane, duke krijuar premisa për projekte të reja në të ardhmen dhe për një angazhim edhe më të madh të diasporës në zhvillimin e vendlindjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Persona të armatosur sulmojnë një shkollë në Nigeri/ Merren peng disa nxënës, ishin duke zhvilluar provimet kur…

NIGERI ,29 qershor 2026/Albania Express News/-Persona të armatosur sulmuan...

Për një pasaportë të harruar, shtyhet fluturimi i Gjermanisë në prag të ndeshjes me Paraguajin

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fluturimi i skuadërs gjermane për në...