Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, shpreh mirënjohje publike për z.Ilir Llapushi, zjarrfikësi hero i ditëve të sotme

Kryetari i Bashkisë Gramsh, z. Besian Ajazi, ka shprehur publikisht mirënjohjen dhe nderimin e tij të thellë për Ilir Llapushin, shefin e repartit zjarrfikës të qytetit, pas dekorimit të tij nga Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Ajazi e cilësoi Llapushin si një “njeri të përkushtuar dhe trim”, që ka qenë në vijën e parë të përballjeve me flakët në qindra raste, veçanërisht gjatë emergjencave të fundit në fshatrat e njësive administrative Skëndërbegas dhe Kukur.

“Ky dekorim është një simbol i mirënjohjes për guximin, sakrificën dhe profesionalizmin që Iliri dhe zjarrfikësit e Gramshit tregojnë çdo ditë në mbrojtje të jetës, pronës dhe pasurisë së qytetarëve tanë,” shkruan Ajazi në mesazhin e tij.

Ai ka falënderuar jo vetëm Ilir Llapushin, por të gjithë efektivët zjarrfikës të Bashkisë Gramsh, për përkushtimin dhe punën e palodhur që bëjnë në shërbim të komunitetit.

Dekorimi i Ilir Llapushit nga Kryeministri vjen si një vlerësim i merituar për angazhimin dhe heroizmin në shërbimin ndaj publikut, duke e kthyer atë në një simbol frymëzimi për të gjithë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME