Kroçera “Voyager of the Seas” mbërrin për herë të parë në Sarandë me 3,626 pasagjerë

Kroçera prestigjioze “Voyager of the Seas”, me 3,626 pasagjerë, mbërriti për herë të parë në Portin e Sarandës, duke shënuar një moment të rëndësishëm për turizmin detar në qytet.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se turistët e mbërritur përmes kësaj kroçere janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka regjistruar një rritje prej 21% të numrit të pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kroçera ‘Voyager of the Seas’ i shtohet listës prej 70 kroçerash të planifikuara për sezonin aktual në Sarandë”, deklaroi Balluku.

Kroçera, me flamur Bahamas, mbërriti dje në portin e qytetit dhe solli turistë nga vende të ndryshme si Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, të moshave të ndryshme. Turistët u ndanë në grupe sipas destinacioneve të zgjedhura, duke vizituar vende si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit, Syri i Kaltër, Gjirokastra dhe Përmeti.

Gjatë këtij viti, Porti Detar, Komisariati i Policisë Kufitare, Kapiteneria dhe Dogana e Sarandës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili vijon edhe gjatë vjeshtës me ardhjen e turistëve të shumtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...