Kriza e mandarinave në Konispol, prodhuesit dhe grumbulluesit: Malli na mbetet stok, nuk ka treg

Në Konispol situata është bërë shqetësuese për prodhuesit e mandarinave.

Ndërsa plantacionet janë plot dhe sezoni ka hyrë në pikun e tij, fermerët thonë se prodhimi po u mbetet stok për shkak të mungesës së tregut.
Goditja më e fundit ka ardhur edhe nga përmbytjet e mëdha që prekën fushën e Konispolit, duke dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të kulturave. Fermerët shprehen se mandarinat tashmë nuk mund të rrinë më gjatë në pemë, pasi koha optimale e vjeljes ka ardhur dhe çdo ditë që kalon rrezikon humbje të mëdha ekonomike.

Sipas tyre, mandarinat kanë të gjitha analizat e nevojshme, të kryera brenda dhe jashtë vendit, ndërsa cilësia është e garantuar. Megjithatë, mungesa e tregut dhe kostot e larta po e bëjnë të pamundur shitjen e prodhimit, duke vënë në rrezik mundin e një viti të tërë.
Prodhuesit dhe grumbulluesit nga Konispoli i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë urgjentisht me masa konkrete për t’i ndihmuar të shmangin falimentimin dhe për të gjetur një zgjidhje për tregtimin e prodhimit.
“Ne kemi investuar gjithë vitin. Tani mandarinat janë gati për treg, por tregu mungon. Kërkojmë ndihmë, sepse ndryshe gjithë mundi ynë po shkon dëm”, shprehen fermerët.
Zona e Konispolit mbetet një nga furnizuesit kryesorë të tregut të brendshëm me mandarina, ndaj kriza aktuale rrezikon të ndikojë në gjithë zinxhirin e furnizimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mirror”: Nga plazhet e kristalta te qytetet dinamike, Shqipëria në fokusin e turistëve

TIRANË, 12 prill /Albania Express News/- Shqipëria ka plazhe...

BIRN: Ndërtuesit synojnë bregdetin e Kallmit në Durrës

Ndërtimet shumëkatëshe që vazhdojnë të ngrihen që nga periudha...

Shpirti autentik i Gjirokastrës vijon të tërheqë vizitorë, 13 mijë turistë këta tre muaj

GJIROKASTËR, 12 prill/Albania Express News/ Qyteti i gurtë i...

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkën, festime anë e mbanë vendit me mesazhe për paqe dhe dashuri

Besimtarët ortodoks kanë kremtuar Pashkën e madhe në Vlorë....