Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar këtë të mërkurë 13 kërkesa për rishikim të paraqitura nga gjyqtarë dhe prokurorë. Është lënë leshtuar që fuqi vendimi i mëparshëm për shkarkimet.
Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar 14 kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre.
Janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.
Sipas njoftimit zyrtar vendimet janë marrë në baza të neneve 494 dhe 498 të Kodit të Procedurës Civile me shumicë votash.

