KPA rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit, Pranvera Stafa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur të rikthejë në detyrë prokuroren e Elbasanit, Pranvera Stafa, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në mars të vitit 2024.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Rezarta Schuetz (kryesuese), Ina Rama (relatore), si dhe Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo (anëtarë).

Pas shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimit të datës 8 mars 2024 të KPK-së dhe konfirmimin në detyrë të Pranvera Stafës.

Prokurorja Stafa ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, të cilën e nisi në vitin 1989, dhe ka shërbyer për më shumë se dy dekada pranë Prokurorisë së Elbasanit.

Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe i formës së prerë, duke i dhënë fund procesit të rivlerësimit për këtë rast.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...