Kozeli në zonën e rrëshqitjes në Dragostunjë: Masa për zgjidhjen përfundimtare të situatës

Në segmentin rrugor Librazhd–Përrenjas në zonën e rrëshqitjes në Dragostunjë, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli së bashku me drejtues të Policisë së Shtetit si dhe me ekspertë dhe inxhinierë të fushës zhvilloi një inspektim në terren.

Gjatë inspektimit, u vlerësua situata dhe u përcaktuan masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se njëkohësisht, u përcaktuan dhe masat për zgjidhjen përfundimtare të situatës, me qëllim parandalimin e përsëritjes së fenomenit dhe rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të qarkullimit në këtë aks rrugor.

Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit nga data 3- 5 shkurt gjatë intervaleve kohore 22:00 – 05:00.

Dy ditë më parë për shkak të rënies masive të dherave u bllokua nga të dyja anët aksi rrugor Librazhd-Korçë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME