Kontrolli biologjik në sera rrit sigurinë ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me mbi 60 fermerë, ekspertë, tregtarë inputesh, eksportues dhe përfaqësues të organizatës GIZ, zhvilluan sot një ditë të hapur fushore në fshatin Hoxhaj të Beratit.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantua nga afër zbatimi i suksesshëm i kontrollit biologjik në prodhimin në sera, si pjesë e projektit të përbashkët “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural (SRD)”.

Kontrolli biologjik është një praktikë inovative që kontribuon në rritjen e sigurisë ushqimore, përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhe reduktimin e përdorimit të pesticideve. Kjo qasje e qëndrueshme ndihmon në forcimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

“Kjo praktikë novatore rrit sigurinë ushqimore, përmirëson cilësinë dhe ul përdorimin e pesticideve, duke e bërë prodhimin shqiptar më konkurrues dhe të gatshëm për tregjet ndërkombëtare”, bëri të ditur ministri Salla.

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, nënvizoi ai, fermerët që aplikojnë kontrollet biologjike për dëmtuesit përfitojnë mbështetje shtesë financiare, duke u inkurajuar konkretisht për të adoptuar praktika bujqësore më efikase dhe të sigurta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ish-deputeti demokrat rrëfen prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Garën e hapën qëllimisht vetëm për të larguar Luçiano Boçin si nënkryetar

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Muslim Murrizi...

Kanadaja nën pushtetin e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri/ Pamje apokaliptike, qielli bëhet portokalli

KANADA ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Më shumë se 800...

E FUNDIT/ Jasir Asani prish kontratën me Esteghlal, sulmuesi shqiptar mbetet lojtar i lirë. Getafe, destinacioni i mundshëm

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Jasir Asani nuk është...