Komunitetet fetare në Shkodër kundër projektligjit për barazinë gjinore

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari dhe Arqipeshkvi i Shkodrës Giovanni Peragine u shprehën të unifikuar në mendimin kundër projektligjit për barazinë gjinore.

Gjatë një takimi kortezie për 35-vjetorin e lirisë së besimit në Shqipëri, në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, Myftiu Sytari tha se “deklarata e përbashkët e komuniteteve prevalon mbi çdo qëndrim tjetër, është qëndrimi ynë i përbashkët”.

“Shpresoj që klasa politike ka reflektuar siç duhet. Do të respektojmë tabanin dhe nuk do presim në besë tabanin e shqiptarëve për interesa cinike që nuk janë të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, edhe Arqipeshkvi i Shkodrës Giovanni Peragine u shpreh se duhen ruajtur traditat për vlerat e familjes.

“Njeriu është krijuar sipas vullnetit të Zotit. E kuptoj që flitet për politikë integrimi në Evropë por ne do të kemi kujdes të mbajmë edhe traditat tona. Integrimi nuk do të thotë që duhet të humbim traditat tona të vlerës së familjes dhe respektin për njeriun mashkull edhe femër, duhet të mbajmë identitetin tonë shqiptar”, u shpreh Arqipeshkvi i Shkodrës Giovanni Peragine.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

Por, projektligji ka hasur në kundërshtitë jo vetëm mes palëve politike, mazhorancë dhe opozitë, por edhe nga shoqëria civile dhe aktivistë të ndryshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FOTO/ Masa ekstreme sigurie, njihuni me hotelin luksoz ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Hoteli luksoz “Serena” është kthyer në epiqendrën e bisedimeve...

Rikthim triumfal: Besëlidhja e Lezhës shpërthen në festë dhe siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë!

LEZHË , 11 prill 2021/Albania Express News/Një ditë që...

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj :Flukse turistike nga porti i Sarandës, deri tani prenotime nga 28 kroçera

SARANDË, 11 prill/Albasania Express News/ Qyteti bregdetar i Sarandës,...