Komisioni Rregullator certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve 11 maj 2025

Komisioni Rregullator ka mbajtur sot mbledhjen për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, Komisioni Rregullator me 3 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, duke certifikuar zgjedhjet.

Kështu Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

Dy votat kundër ishin nga anëtarët e opozitës, Muharrem Çakaj dhe Helga Bukaj.

Gjatë mbajtjes së seancës Çakaj kritikoi vendimmarrjen e kryekomisonerit të KQZ, Ilirian Celibashi, duke thënë se ka mbajtur dy standarde për deputetët e rij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...