KOMENT – E gjithë Evropa në darën e motit të keq

Moti i ftohtë me dëborë dhe akull ka shkaktuar sot mbyllje rrugësh, anulime fluturimesh dhe ndalesa trenash në Francë, Britani të Madhe dhe Holandë me shërbimin meteorologjik “Meteo France” që lëshoi një alarm portokalli për pjesën më të madhe të Francës veriperëndimore, përfshirë Parisin.

Disa nga temperaturat më të ulëta të këtij dimri goditën transportin në këto vende duke mbyllur rrugët, pezulluar fluturimet dhe detyruar anulimin e trenave, përfshirë “Eurostar”, vetëm pak ditë pasi një prishje energjie kishte shkaktuar ndërprerje të mëdha.

“Eurostar”, që lidh Britaninë e Madhe  me Europën kontinentale, i tha pasagjerëve që udhëtonin midis Londrës dhe Holandës të shtynin udhëtimet, pasi shërbimet nuk mund të operonin përtej Brukselit për shkak të motit në Holandë.

Trafiku hekurudhor përmes Tunelit të La Manshit kishte rifilluar vetëm në natën e Vitit të Ri, pas një prishjeje të energjisë që kishte bllokuar mijëra pasagjerë, disa prej të cilëve kishin kaluar natën në tren pa energji elektrike.

“Për shkak të kushteve të pritura të motit të keq, trafiku në Holandë është i pezulluar sot”, tha “Eurostar “ në një njoftim të drejtpërdrejtë për shërbimin, duke kërkuar nga udhëtarët e prekur të mos shkojnë në stacion.

Gjashtë trena midis London St Pancras International dhe Paris Gare du Nord u anuluan, ndërsa shumica e trenave të tjerë pësuan vonesa, sipas orarit.

Autoritetet hekurudhore britanike vendosën gërmues borë në Skoci për të pastruar shinat e prekur nga bora e madhe, që arriti deri në 52 centimetra në mëngjes në Tomintoul, pranë Inverness në verilindje të Skocisë.

Hekurudhat holandeze NS thanë se shërbimet u ndërprenë sidomos në rajonin e Amsterdamit, dhe më pak trena do të funksionojnë sot në disa zona të vendit .

“Met Office” i Britanisë lëshoi paralajmërime të reja për mot të ftohtë me borë dhe akull për Skocinë, Irlandën e Veriut dhe disa pjesë të veriut të Anglisë, duke shtuar se paralajmërimet shëndetësore për mot të ftohtë do të mbeten në fuqi deri të premten.

Temperaturat ranë deri në minus 10.9 gradë Celcius në kodrat e larta të Shap në Cumbria, veri-perëndim i Anglisë.. Met Office tha temperaturat do të bien përsëri nën zero në pjesën më të madhe të vendit, me temperaturat më të ulëta mbi borë që mund të arrijnë deri në minus12 gradë celcius.

Një total prej 212 shkollash u mbyllën në Irlandën e Veriut, ndërsa dhjetëra shkolla të tjera u mbyllën në Skoci, Uells dhe veri të Anglisë.

Fluturimet u anuluan në aeroporte përfshirë Liverpool në veriperëndim të Anglisë, Aberdin dhe Inverness në verilindje të Skocisë, dhe Belfast në Irlandën e Veriut.

Në aeroportet kryesore të Parisit, Charles de Gaulle dhe Orly, bora e madhe detyroi kompanitë ajrore të reduktojnë fluturimet me 15 për qind.

Në Schiphol, aeroporti kryesor ndërkombëtar i Holandës, rreth 700 fluturime u anuluan më shumë se gjysma e atyre të planifikuara për të marrë fluturim ose zbarkuar të hënën. Trafiku i reduktuar pritej për pjesën tjetër të ditës, ndërsa moti dimëror pritet të sjellë anulime të tjera ditët në vijim.

Në Paris, dëbora dhe akulli shktaun ndërpre të lëvizjes  së autobusëve  dhe pati bllokime të rrugë, sidomos në rajonin veriperëndimor të Normandisë dhe në kryeqytet, u prekën rëndë me kolona të gjata gjatë orës së pikut.

Meteo France lëshoi një paralajmërim portokalli për borë dhe akull për pjesën më të madhe të Francës veriperëndimore, përfshirë Parisin, paralajmërimi i dytë më i lartë.

Ndërkohe probleme të shkaktuara nga moti ka patur dhe në vendet e Ballkanit.

Administrata Kombëtare Meteorologjike rumune (ANM) lëshoi ​​sot paralajmërime për kod të verdhë për reshje të konsiderueshme shiu, reshje dëbore, breshër si edhe intensifikim të erës në gjysmën veriore të vendit deri të premten në mëngjes

Sipas parashikimit të specializuar, gjatë periudhës nga datat 6-8 janar do të ketë
kod të verdhë për reshje të konsiderueshme, kryesisht në formën e reshjeve të dëborës, fillimisht në Banat, Crisna dhe Maramures dhe më pas edhe në Transilvaninë veriore dhe perëndimore.

Në këto zona, do të ketë reshje të konsiderueshme për gjysmën veriore të vendit, deri të enjten në mëngjes.

Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike, do të ketë reshje të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të grumbullohen sasi uji prej 10-40 litra/m2.

Këto do të jenë të përziera dhe do të ketë reshje bore gjatë 6 janarit në Banat, Crisana, Maramures, Transilvaninë veriore dhe perëndimore, pastaj gradualisht do të mbizotërojnë reshjet e borës dhe do të depozitohet një shtresë e qëndrueshme bore prej 15-30 centimetrash.

Në Serbi, Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Serbisë (RHMZ) paralajmëroi për një dukuri lokale të shiut të ngrirë që do të bjerë sot dhe nesër në orët e mëngjesit, pasdites dhe mbrëmjes në jug të Baçkës, në Serbinë perëndimore, në Beograd, në Banatin jugor, Sumadije, Pomoravlje dhe në Serbinë lindore.

Alarmi i kuq për mot është në fuqi në Sumadije, Pomoravlje dhe Serbinë lindore.

Një rritje e mëtejshme e konsiderueshme e lartësisë së borës pritet gjatë natës dhe të mërkurën në veri dhe perëndim të vendit.

Ka probleme të mundshme në trafik dhe furnizimin me ushqim, ngrohje dhe energji elektrike për popullsinë (bllokim i mundshëm total i trafikut), dëmtime të mundshme të mëdha në sistemet e transmetimit – linjat e energjisë, lëndime të këmbësorëve, dëmtime të pemëve – dëmtime të pyjeve dhe pemëve në parqe.

Për shkak të reshjeve të dëborës, trafiku në zonën e qytetit të Konjicit është i vështirë, por nuk ka ndërprerje.

Buturoviç Polje dhe vendbanimet përreth aktualisht janë pa energji elektrike.

Mbrëmë pati përmbytje në rrugën rajonale në qytetin e Tushices, ku trafiku u ndal natën.

Gjashtë shtëpi përgjatë rrugës u përmbytën dhe riparimet janë duke u bërë.

Sipas informacionit të mëngjesit të sotëm, trafiku po lëviz në një korsi.

Nivelet e lumenjve në zonën e Çapljinës po rriten.

”Argjinaturat u inspektuan dhe zjarrfikësit pompuan ujë nga ndërtesat e banimit”, njoftoi Qendra Federale e Operacioneve të Mbrojtjes Civile në raportin e saj të rregullt mbi gjendjen e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës.

Meqenëse parashikohen reshje të dendura bore për periudhën e ardhshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme, dhe meqenëse shkrirja e papritur e borës mund të shkaktojë përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, Shtabi rekomandoi që shërbimet komunale të Mbrojtjes Civile të vizitojnë vazhdimisht zonat më të rrezikuara nga reshjet e borës, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës dhe menjëherë të vënë në gatishmëri forcat e tyre të organizuara të mbrojtjes dhe shpëtimit në mënyrë që të jenë të gatshme, si ndihmës të parë, për të reaguar në komunat e tyre.

Sipas informacioneve të fundit, nivelet e ujit në të gjitha rrjedhat ujore në kantonin e Sarajevës po ulen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME