Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut

TIRANË, 1 qershor 2026/Albania Express News/ Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Në seancën hapëse stërvitore u stërvit i gjithë ekipi, me përjashtim të Naser Alijit, i cili zhvilloi një fazë rikuperimi, pasi mbrëmë luajti 90 minuta me klubin e tij, Dinamo City.

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë, në orën 16:30, trajneri Maran dhe një lojtar do të dalin para medieve, në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...