Kombëtarja shqiptare rikthehet nga Gjibraltari dhe përgatitet për Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka rikthyer mbrëmjen e të premtes nga transferta e Gjibraltarit dhe sot zhvilloi stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri Silvinjo udhëhoqi një seancë stërvitore që zgjati më shumë se një orë, duke kombinuar ushtrime fizike dhe skema teknike mes palestrës dhe fushës. Grupi ishte i plotë, përveç Myrto Uzunit, i cili u stërvit i diferencuar për shkak të një problemi të lehtë në kofshë, i cili po monitorohet nga stafi mjekësor dhe nuk paraqet shqetësim.

Ditën e diel skuadra do të stërvitet sërish në orën 17:00 në Shtëpinë e Futbollit, me 15 minutat e para të hapura për median. Më 9 shtator, kuqezinjtë do të presin Letoninë në “Air Albania” në orën 20:45.

Në Grupin K, ku ndodhet Shqipëria, të shtunën janë zhvilluar dy ndeshje: Letonia humbi minimalisht ndaj Serbisë 1-0, ndërsa Anglia fitoi 2-0 ndaj Andorrës. Takimi tjetër i grupit, Serbi – Angli, zhvillohet gjithashtu të martën.

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni mund të blihen online në ebileta.al ose në biletarinë fizike të stadiumit “Air Albania” (nga ora 10:00 deri në 18:00).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...